TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dy persona mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në Komsi të rrethit të Matit, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.
Mëngjesin e sotëm policia e Burrelit ka vënë në pranga një 15-vjeçar të dyshuar si shkaktar të aksidentit.
15-vjeçari me iniciale XH.N. dyshohet se ishte në timonin e mjetit që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.
Mësohet se automjeti që drejtonte 15 vjeçari u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar.
Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./TPZ.AL




