AKTUALITET, 15 Janar 2019, 12:28

Pranohet në parim ngritja e komisionit hetimor për DSIK

Pranohet në parim ngritja e komisionit hetimor për DSIK

Burime nga mbledhja e konferencës së kryetareve bëjnë me dije për “News 24” se është pranuar në parim ngritja e komisionit hetimor parlamentar për DSIK.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se: “Jemi dakord ne parim me çdo kërkese që vjen nga opozita, por vendimi të jetë në koherence me ligjin për komisionet hetimore. Vendimet përkatëse të gjykatës kushtetuese dhe legjislacionin rregullator për informacionin e klasifikuar”.

Sakaq, deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh se prej kohësh parlamenti është jashtë funksionit.

Ky Parlament prej kohesh është jashtë funksioneve te tij. Praktikisht Parlamenti nuk funksionon me. Jam i detyruar te kërkoj për here te dyte shtyrjen e afatit te komisionit hetimor Tahiri sepse dy institucionet kryesore qe lidhen me hetimet , Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë prej kaq kohesh nuk kane sjelle asnjë dokument apo informacion nga ata te kërkuar prej komisionit.

Edhe pas ndërrimit te Xhafajt me Lleshin ka vazhduar i njëjti qëndrim qe përforcon bindjen se kemi te bëjmë me një qëndrim te përcaktuar, të urdhëruar nga Rama për bllokimin e hetimeve. Kjo është një shkelje jo vetëm e ligjit për komisionet hetimore por dhe vepër penale.

Por ajo qe është edhe me e rende , ka të bëjë me daljen krejtësisht jashtë funksioneve të këtij Parlamenti për te cilin nuk pyet me as Lleshi i Ramës në ministrinë e brendshme”- tha Paloka.