AKTUALITET, 15 Janar 2019, 11:26

‘Eskobari i Ballkanit’ në pranga, merret në pyetje tek Drejtoria e Policisë në Tiranë

‘Eskobari i Ballkanit’ në pranga, merret në pyetje tek

Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit. Lajmi u publikua nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Një nga avokatët e Balilit e ka konfirmuar vetëdorezimin e klientit te tij. Balili ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në shoqërinë e avokatit tjetër, Theodhori Sollaku.

Balili, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai ka qenë person në kërkim nga policia shqiptare prej më shumë se dy vitesh, dhe nuk është vënë në pranga, ndonëse policia ka organizuar disa herë aksione për gjetjen e tij.

Në qeverinë ‘Rama 1’, Balili ka mbajtur postin e drejtorit të Transporteve, në ministrinë e Transporteve të drejtuar atëherë nga Edmond Haxhinasto.