TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti, Bujar Nishani ka deklaruar sot se Kryeministri Rama mund të marrë postin e Ministrit të Jashtëm, vetëm duke dhënë dhëne dorëheqjen si kryetar i qeverisë.
Në një postim në Facebook, ish kreu i shtetit ka bërë një interpretim të Kushtetutës, ku sipas tij, Rama ndalohet që të jetë dhe ministër.
Ai ka marrë rastin e Sandër Lleshajt, e cili nuk u dekretua përsa kohë që kishte dhe gradën e Gjeneralit.
“Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për tu larguar ?
Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtroj dhe funksione të tjera shtetërore.
Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.
Neni 103
Pika 2. “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë̈ veprimtari tjetër shtetërorë dhe as …………..”
Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalit në rastin e dekretimit të Lleshajt.
Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura.
Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër.
Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm.
Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.
Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore.
Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë.
Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për tu larguar ?”, shkruan Nishani.