AKTUALITET, 15 Janar 2019, 09:49

Talenti argjentinas me origjinë arbëreshe, një hap larg kombëtares shqiptare

Talenti argjentinas me origjinë arbëreshe, një hap larg

Kristian Panuçi vijon punën për të sjellë në kombëtaren shqiptare futbollistë të rinj dhe të talentuar.

Dëshira e radhës është një argjentinas me origjinë arbëreshe, i cili po bindet nga Panuçi që të veshë fanellën kuqezi.

Fjala është për mbrojtësin e skuadrës së Belgrano, Tomas Guiadara. Ai mësohet se ka nisur kontaktet direkte me stafin kuqezi.

Sipas mediave argjentinase, Guidara do të flasë direkt me Panuçin në javën e ardhshme dhe më pas do vendosë përfundimisht nëse do vijë apo jo.