AKTUALITET, 15 Janar 2019, 11:42

Shkoi për të peshkuar, 77-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Shkoi për të peshkuar, 77-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në shtatin e lumit Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrrakë, Elbasan. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i mbytur është gjetur shtetasi me inicialet N.P., 77 vjeç.

Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas kishte shkuar për të peshkim dhe për pasojë është mbytur.

Të njëjtat burime thanë se nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.