AKTUALITET, 15 Janar 2019, 11:37

FOTO/ Theret me thikë kryebashkiaku polak, autori tregon arsyen e krimit

Kryetari i Bashkisë së qytetit polak të Gdaskut është vrarë me thikë, teksa frekuentonte një event bamirësie që ishte duke u zhvilluar në qytet.

53-vjeçari Pawel Adamowicz, u dërgua me shpejtësi në spital, ku pavarësisht një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 5 orë, ai nuk mundi që të mbijetonte.

“BBC” raporton se një i dyshuar 27-vjeçar, me rekorde kriminale të mëhershme, është arrestuar.

[caption id="attachment_197838" align="alignnone" width="584"] Në momentin e sulmit, i riu tha se ishte burgosur padrejtësisht gjatë qeverisjes së mëparshme të partisë e cila mbështeti edhe rizgjedhjen e Adamowicz.[/caption]

Mjeku Tomasz Stefaniak nga Qendra Klinike Universitare në Gdansk tha se Adamoëicz pësoi plagë të rënda abdominale gjatë sulmit me thikë, dhe për këtë shkak nuk mundi që të mbijetonte.