AKTUALITET, 15 Janar 2019, 10:26

“Do të sjell cigare në burg”, Rama përplaset me regjisorin në ‘whatsup’

Regjisori Kastriot Çipi ka zhvilluar një bisedë të gjatë në Whatsup me kryeministrin Edi Rama, teksa i kërkonte atij llogari për mësuesit në shkolla.

Çipi i ngrinte shqetësimin Ramës se lëndën e Teatrit në shkollën e të birit e jep një mësuese vizatimi, ndërsa ai nuk ka mundësi që të aplikojë për mësues, pasi portali i lancuar nga qeveria nuk funksionon.

Biseda mes të dyve është shndërruar më tej në personale, ndërsa nuk mungojnë as batutat: Je i SHQUP-it, apo do të të sjell cigare në burg.

Regjisori Çipi shkruan:

Kryeministri ynë legen, dje e quajti kazan edhe “Zërin e Amerikës”, pasi kjo media denoncoi me prova përgjimesh abuzimet me punësimet në administratën publike.

Në fotografitë e mëposhtme mund të shikoni se si reagon kryeministri legen kur pyetet për punësimet në arsim.