AKTUALITET, 15 Janar 2019, 11:56

Fier, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Fier, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Një i moshuar që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet në lagjen '15 tetori' në Fier.

I moshuari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit në gjendje të rëndë për jetën.

Ai po ecte me biçikletë kur u aksidentua nga një mjet tip Opel Zafira me targa greke.

Aksidenti ndodhi pranë shkollës “ Mark Dashi”.