AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 10:06

Pranga dy të rinjve në Itali, ja ku ia gjetën drogën të fshehur

Pranga dy të rinjve në Itali, ja ku ia gjetën drogën të

Dy të rinj shqiptarë u vunë në pranga e policisë italiane nën akuzën e trafikut të drogës.

Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose trafikonin sasi të mëdha droge të llojit heroinë dhe marijuanë.

Operacioni i koduar “Kali i Zi”, që nisi me arrestimin e 8 personave, arriti të çonte pas hekurave dy shqiptarët që rezultuan të kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike në periferi  të Caserta-s.

Dy shqiptarët merrnin drogë nga Ballkani dhe furnizonin tregun italian.

Një sasi e konsiderueshme heroine u gjet e fshehur në një lavatriçe të banesës së tyre.

TPZ.AL