TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori amerikan Donald Lu ka vlerësuar përdorimin e teknologjisë në votim në Shqipëri, duke sjellë shembull amerikanët, sesi ata me vështirësi e pranuan, por sot nuk e kanë më problem.
Në një konferencë në Tiranë, organuzra nga OSBE për teknologjitë e reja në zgjedhje, Lu tha: "Teknologjitë kanë eliminuar problemin me letrat dhe amerikanët kanë më shumë besim tek procesi, por dua të shtoj se nuk ka qënë e lehtë.
Mamaja ime ka qënë pjesë e Komisionit të Zgjedhjeve. Ka qënë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njihte teknologjinë. Kur u prezantua kjo teknologji, ishte e ngadaltë dhe krijonte konfuzion. Votuesit kishin dyshime për teknologjitë e reja, sidomos të moshuarit nuk ishin rehat me idenë e të votuarit me pajisjet. Tani në SHBA ka probleme të tjera, hakerimi i zgjedhjeve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA kemi parë hakerim. Por kjo mund të jetë vulnerabël.
Shqiptarët u përpoqën në 2013 të kenë votim elektronik, ishte një projekt pilot. Kishte probleme me të dhënat, me kartat e idenitetit, kishte vonesa. Këto projekte pilot u anuluan para zgjedhjeve. Nëse shqiptarët duan një projekt pilot për 2019 duhen identifikuar problemet.
Nëse do të prisni deri verën e ardhshme do të ishte ndëshkim. E përsëris, ka probleme të mëdha që i kemi parë: blerja e votës, intimidimi, mjedisi i papërshtatshëm dhe procesi elektronik i zgjidh këto probleme. Shqipëria duhet të zgjidhë rekomandimet e ODIHR," theksoi Lu.