TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mësuesit dhe Policët duket se nuk do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Financave tha se deri më tani nuk është parashikuar shpërblim për këto kategori.
Për mësuesit duhet një fond i konsiderueshëm për të dhënë shpërblimin për festat e fundvitit, për shkak se bëhet fjalë për më shumë se 36 mijë arsimtarë. Për këtë shkak nga Ministria e Financave, nuk është parashikuar ende shpërblimi, pasi mungojnë fondet, pohoi ministria për Shqiptarja.com. Për këtë arsyje ekspertët e financave po mendojnë shpërblimin e mësuesve më të mirë gjatë 2017-së, për t’ju dhënë një pagë. Edhe një vit më parë qeveria shpërbleu vetëm 400 mësuesit më të mirë në të gjithë vendin.
Më shumë se 11 mijë policë nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit, pasi as Ministria e Financave dhe as Ministria e Brendshme nuk kanw planifikuar ndonjë shpërblim për uniformat blu. Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certifikata për shërbime të dalluara.