AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 11:37

Policia kap të fortin e Fierit/ EMRI

Policia kap të fortin e Fierit/ EMRI

Policia ka arrestua 42 vjeçarin Ilir Boriçi pasi dyshohet se është një nga të ‘fortët’ e qytetit të Fierit. Gjatë arrestimit janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një shpatë.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve.

Ky grup kriminal akuzohet për krim kundër personit, shkatërrim prone, mbajtje municionesh dhe një sërë akuzash të tjera.

Njoftimi i policisë:

Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi Ilir Boriçi. Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale” si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit. Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”. Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.TPZ.AL