AKTUALITET, 24 Shtator 2017, 10:38

Policia bën kërdinë... arreston hajdutë delesh

Policia bën kërdinë... arreston hajdutë delesh

Pasi ka përfunduar vendosjen e rendit dhe qetësis policia shpërndan deklarata ku njofton se arreston shqiptarë të cilët kanë vjedhur dele në Greqi. Policia Kufitare e Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë kanë përfunduar operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i:

Avdyl Spaho, 51 vjeç, Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht, Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative.

Këta persona në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës numër 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të  paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta persona. Ditët e fundit puna e policisë është vënë në pikpyetje për shkak të disa episodeve të ndodhura kundër policisë nga bota e krimit.