AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 16:46

Policia arreston kryetarin e FRPD-së, Petriti: Nuk jemi ne kriminelët, refuzuam diktaturën e Ramës

Nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besa Petriti, ka denoncuar sot ndalimin nga Policia të Halit Valterit, kryetarit të FRPD dega 7 në Tiranëe.

“Mbrëmë forca policie pa urdhër prokurorie apo vendim gjykate kanë kërkuar të futen në banesën e Halitit. A thua se jemi ne kriminelët?”, shkruan ajo.

REAGIMI

Ne komisariatin nr.2 te Tiranes per disa ore me radhe po mbahet Kryetari i FRPD dega 7, Tirane Halit Valteri. Nuk e di ne cilin vend te Europes policia fotografon dhe pastaj arreston pa asnje fakt te rinj qe protestojne paqesisht, ne te drejten qe iu garanton kushtetuta. Mbreme forca policie pa urdher prokurorie apo vendim gjykate kane kerkuar te futen ne banesen e Halitit. A thua se jemi ne kriminelet? Te rinjte e ketij vendi qe refuzojme diktaturen e Edi Rames?