TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4 kanë arrestuar shtetasin:
• Abdyl Peqini., 35 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth ores 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin , shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë,
Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale tefefoni i vjedhur.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :
Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat.
Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën "Ferit Xhajko", tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.