TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në programin e përjavshëm TV7 të "TG1", një kronikë e posaçme i është kushtuar drogës në Shqipëri, që sipas gazetarit italian Alessio Zucchinit, “tregon një mafie në ekspansion”.
Në prononcimin për TV7, Kryeministri Edi Rama deklaron se tashmë jemi në fazën e dytë të aksionit kundër drogës, duke i shkuar pas të gjithë të fortëve, për të sekuestruar pronat e tyre të paluajtshme dhe asetet financiare. Kryeministri nuk ndalet tek akuzat për trafik droge ndaj bashkëpunëtorit të tij të afërt Saimir Tahiri por i jep leksione gazetarit italian për organizatat kriminale dhe mafian në Shqipëri. (më poshtë pjesë nga intervista e kryeministrit).
[video width="446" height="254" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/12/ice_video_20171219-145624.webm"][/video]
Rama: “Ata janë shumë të organizuar, ata nuk kanë burokraci, ata nuk kanë një “Komision Europian” që i kontrollon, që duhet të marrë vendime. Janë të shpejtë, të sofistikuar, kanë një fuqi të madhe mbi njerëzit e varfër, mbi njerëzit e margjinalizuar dhe ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku”.
Së bashku me policinë italiane është “Guardia di Finanza”. Kontrollon territorin dhe sinjalizon kultivimin e tyre. Gjatë vitit 2017 u asgjësuan më shumë se 2 milionë bimë, një rekord.
Gazetari: Sipas disa hetimeve dhe disa analistëve, pas trafikut të drogës qëndrojnë terroristë ndërkombëtarë. A është kështu?
Rama: Po,... sipas meje, mund të jetë. Pasi, në fund të fundit këta njerëz nuk kanë atdhe. Këta njerëz nuk kanë komb. Pozicioni ynë gjeografik është i tillë që Shqipëria është një pikë kalimi.”
“Logjistika ideale e narkotrafikanëtëve ndërkombëtarë për të fshehur mallin janë bunkerët e vjetër të epokës komuniste të Enver Hoxhës. Nga bunkerët droga niset drejt Italisë, përmes Adriatikut me motoskafe apo peshkarexhe që nuk ngjallin dyshim. Zbarkojnë në brigjet e Puljas.”, thekson gazetari italian në kronikën e tij.
Kronika rikujton se trafikuesit e kanabisit nga Shqipëria kanë lidhje shumë të fuqishme nga ana tjetër e Adriatikut, për të cilët Kryeministri Rama shprehet:
“Është le të themi një shkollë të cilën këta individë e kanë bërë në Itali, janë djem të rinj që kanë kaluar nga Italia, në zonën e jugut. Jeta e emigrimit ilegal, i ka bërë që të mësojnë shumë gjëra dhe të kanë qenë të lidhur me grupeve kriminale si Kamorrra, Ndragheta, këtu-atje, dhe pastaj e kanë ndarë punën, një pjesë është andej, një pjesë këtej. Pjesa andej realizon lidhjet me bosët e mëdhenj, këta këtu bëjnë punën e pisët dhe e nisin mallin andej. Le të themi që është një filial i universitetit të ilegalitetit në Italinë e Jugut”.
Substancat e sekuestruara përfundojnë në magazina, që ndodhen në periferi të Tiranës.
“Vetëm në këtë magazinë këtu ndodhen 20 ton drogë. Kjo është vetëm një nga pesë magazinat që ndodhen në këë zonë. Për të hapur rrugën në tregun e tyre kanë nevojë të përdorin edhe mënyra disi të veçanta, shumë herë janë disa bërthama të vogla, që kur bashkohen bëhen të mëdha. Dhe shumë herë janë dhe të dhunshëm”, thotë Julian Hodaj, zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë. “Këto qese të mbushura me drogë, tregojnë një mafien në ekspansion”, thekson gazetari italian.
/TPZ.AL/