AKTUALITET, 30 Tetor 2017, 16:15

Plaku befason Laçin, Kamza merr tri pikë të arta

Plaku befason Laçin, Kamza merr tri pikë të arta

Një harkim i artë i Erlis Frashërit i kombinuar me golin e realizuar në mënyrë perfekte me kokë nga Sebino Plaku në minutën e 86-të i dhuruan tri pikë të çmuara në fitoren minimale 1-0 të Kamzës ndaj Laçit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë: Neziraj për Laçin (62’) dhe Sefgjini (63’) për Kamzën.

Me fitoren e sotme, Kamza u ngjit në vendin e katërt me 12 pikë, duke e spostuar Partizanin në të pestin.

(Tpz.al)