AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 12:31

Plagosja e bodyguardit të diskos, zbulohet sherri

Plagosja e bodyguardit të diskos, zbulohet sherri

Policia e Sarandës ka arritur të zbuloi autorin e plagosjes së bodyguardit të diskos mesnatën e djeshme.

Në pranga ka përfunduar kolegu i punonjësit të sigurisë së diskos ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:32, në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokal-disko, shtetasi A.L., 37 vjeç me banim në Vlorë (vend në të cilin punonte si “Bodyguard”), është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër (dyshohet shtetasi D.M) i cili duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Sarandës, pas hetimeve intensive ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve në lidhje me plagosjen e datës 14.09.2018, ku konkretisht:

Rreth orës 02:32, në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokal-disko, shtetasi A.L., 37 vjeç me banim në Vlorë (vend në të cilin punonte si “Bodyguard”), është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas tjetër (dyshohet shtetasi D.M) i cili duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes.

Falë veprimeve hetimore intensive të policisë së Sarandës, u bë i mundur identifikimi i autorëve, kapja e njërit prej tyre si dhe shpallja në kërkim e një tjetri:

Joan Buli, 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në objektin në fjalë (bodyguard) – Arrestuar për “Moskallëzim krimi”.

D.M., 31 vjeç, banues në Sarandë – Shpallur në kërkim si autori kryesor i plagosjes.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Si pasojë e ngjarjes, i dëmtuari A.L ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 300, 88 dhe 278 të Kodit Penal. TPZ.AL