AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 09:33

Donald Lu: Demokracia është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika por në fund garanton liritë

Donald Lu: Demokracia është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për demokracinë, si një lidhje midis Shqipërisë dhe SHBA.

Ky mesazh është shpërndarë në faqen e ambasadës në “Facebook” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Lu shkruan se demokracia është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika por në fund garanton liritë.

Postimi i plotë:

Sot është #DitaNdërkombëtareEDemokracisë. Çfarë do të thotë demokraci për ju?

Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar.

Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera.

TPZ.AL