TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm një zë i qytetarëve, emisioni “Koha për t’u zgjuar” në News24 shpesh herë i ka dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një nënë ka telefonuar për të ndarë shqetësimin e saj.
Me zërin që i dridhej ajo ka treguar se nuk kishte mundësi të blinte librat për vajzën e saj dhe megjithëse ishte drejtuar në bashki për problemin dhe në shkollën e vajzës kishte folur me drejtoreshën nuk kishte marrë asnjë zgjidhje.
“Jam një nënë me fëmijë. Kam një vajzë në klasë të gjashtë. Nuk i blej dot librat, nuk kam mundësi. Kam shkuar dhe në minibashki. I kam thënë edhe drejtoreshës dhe nuk më kanë thënë asgjë fare.
Gocën e kam me nënta me dhjeta po nuk kam mundësi t’i blej librat. Edhe ndihmën ekonomike ma kanë hequr që në prill. Unë s’kam mundësi”, tha gruaja, raporton “BalkanWeb”.
Por telefonatën e ka dëgjuar një familje nga Tirana që ka vendosur ta ndihmojë zonjën duke i blerë librat për vajzën. Një grua ka telefonuar në “Koha për t’u zgjuar” dhe ka shprehur gatishmërinë duke lënë edhe numrin e telefonit.
“Jemi një familje në Tiranë, mund t’i sjellim lekët për t’i blerë librat zonjës që tha se nuk kishte para për t’i blerë vajzës në klasë të gjashtë. I lutemi të na telefonojë në numrin 069 60 10 795”, tha gruaja.