TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat angleze kanë ngritur alarmin se mafia shqiptare me elementë të rrezikshëm po përparon gjithnjë e më shumë
në trafikimin e drogave të rënda dhe po zë një peshë të madhe në tregun e zi në Birmingam dhe West Midlands.
“Gangsterët shqiptarë i kanë tashmë të ndara zonat e influencës.
Sipas hetimeve thuhet se ata fillimisht ishin pjese e menaxhimit të një klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me droga të lehta e të rënda, e duke siguruar aty edhe klientelën e vet.
Në vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan pasi u kapën me plotë 120 mijë paund kokainë në Birmingam,” shkruan Birmingham Mail.
Agjencia Kombëtare e Krimeve pak kohë më parë paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.
Në vitin 2017, policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike. TPZ.AL