TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uniformat blu kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme operacionin në qytetin e Vlorës, ku janë sekuestruar disa armë zjarri municion luftarake, tritol, kapsolla, granatë ofensive si dhe sasi lënde narkotike.
Policia ka publikuar pamje të operacionit ku shihen arrestimi i Gjergji Petanit, poseduesit të armëve dhe municioneve.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P.
Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Maskimi”.
Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
TPZ.AL