TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka mundur të prangosi 24 vjeçarin Dylber Çekoja, banues në lagjen “5 Maj” Elbasan, pasi rezultonte i dënuar në mungesë.
Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
• Dylber Çekoja 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maj” , Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.342 datë 08.05.2017 e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, si autor në lidhje me ngjarjen e ndodhur të datës 09.04.2016 pasi në bashkëpunim me shtetasin H.Ç., i cili është arrestuar e dënuar, kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta shetasin A.P. duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
TPZ.AL