TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I moshuari Haxhi Lika është jashtë rrezikut për jetën. Kështu bëjnë të ditur mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po mjekohet 78-vjeçari nga fshati Remas i Lushnjës që mbeti i plagosur dje në kokë gjatë operacionit të policisë.
Burime nga Qendra Spitalore e Traumës bëjnë me dije për “BalkanWeb” se i moshuari është në gjendje stabël dhe po trajtohet për plagët në kokë. Tashmë ai ka kaluar në pavion.
Të afërmit akuzuan policinë për plagosjen e 78-vjeçarit që sipas tyre ishte duke fjetur kur u qëllua, ndërsa policia tha se i moshuari u plagos në rrethana të paqarta.
Gjatë operacionit u shoqëruan dy djemtë e Haxhi Likës.