AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 11:01

Meta mesazh: Rinia të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit

Meta mesazh: Rinia të udhëheqë proceset demokratike për

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë presidenti Ilir Met ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” mesazh të rëndësishëm.

Meta shkruan se demokracia nuk është një herë e përgjithmonë, por duhet ruajtur e mbrojtur, ai i bën thirrje rinise: Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.

Postimi i Metes:

Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë.

Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.

Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.

Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.

TPZ.AL