AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 10:09

Lajmi i fundit/ Ndjekje me anije dhe helikopterë, kapet 2 tonë drogë

Lajmi i fundit/ Ndjekje me anije dhe helikopterë, kapet 2 tonë

Mëngjesin e sotëm policia italiane ka ndjekur për disa orë një skaf shqiptar të mbushur me 2 tonë drogë, të llojit kanabis.

Ndjekja është bërë nga deti dhe ajri me helikopterë, për të kapur skafin që vinte nga Shqipëria.

Policia ka mundur të arrestoi 2 shqiptarët që drejtonin skafin, ndërkohë kanë sekuestrua 2 tonë kanabis sativa.

Sipas mediave italiane aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, kur është njoftuar se ishte nisur një skaf me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në operacion u përfshi Guardia di Finanza, roja bregdetare duke bërë të mundur bllokimin e mjetit në brigjet e Vieste.

Emrat e dy shqiptarëve të arrestua nuk janë bërë ende publik, tashmë ata do të përballen me drejtësinë italiane.

TPZ.AL