AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 11:34

Basha vizitë në Maqedoni

Basha vizitë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka nisur një vizitë në Maqedoni para mbajtjes së referendumit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Basha do të takohet me krerët e partive politike shqiptare për të kërkuar nga mbështetjen e Zoran Zaevit në nismën për të ndryshuar emrin me anë të referendumit në 30 shtator.

Kjo vizitë vjen jo vetëm në prag të referendumit por edhe anëtarësimit në NATO.

Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Maqedonia zhvillon në 30 shtator një referendum popullor për t’u shprehur mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë që do t’i hapte rrugë emrit Maqedonia e Veriut dhe anëtarësimit të saj në NATO.

TPZ.AL