AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 10:35

Deputeti i PD demaskon Ramën: Gënjen, sot nuk u nis avioni i Air Albania, u përdor tjetër kompani!

Deputeti i PD demaskon Ramën: Gënjen, sot nuk u nis avioni i Air

Pas publikimit të pamjeve nga kryeministri Edi Rama për nisjen e fluturimit të parë Air Albania, PD ka denoncuar nëpërmjet deputetit Endri Hasa se kjo kompani nuk ekziston.

Endri Hasa ka publikuar edhe itinerarin e fluturimeve ku sipas tij thuhet se avioni që u nis sot nga Rinasi është fluturim shtesë i Turkish Airlines.

Deputeti demokrat akuzon Ramën se po gënjen dhe thotë se vettingu e ka shfazuar.

Postimi i deputetit të PD:

Vettingu në politikë e ka shfazuar Edi Ramën! Mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licencuar për fluturim me kodin shqiptar.

Sot nga Rinasi në orën 8:30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania, siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës.

Vettingu i politikës do ta fluturojë Edi Ramën nga zyrat e shtetit, që i përdor për të vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptarët! TPZ.AL