AKTUALITET, 15 Shtator 2018, 12:10

PD: Qeveria në vend që të mbyllte lojërat e fatit, i ka shumëfishuar

PD: Qeveria në vend që të mbyllte lojërat e fatit, i ka

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë akuza të reja në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj për mbështetje të lojërave të fatit.

Sipas tij qeveria ka favorizuar kompaninë e basteve të zotëruar, nga vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Alibeaj deklaroi se gjatë qeverisjes së Ramës, numri i pikave të basteve u përqendrua vetëm në tre kompani, një prej tyre e zotëruar nga Agron Xhafaj.

Deputeti demokrat denoncoi se gjatë operacionit “Fund marrëzisë”, në vend që të mbylleshin, pikat e basteve u shumëfishuan. Ai tha se në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh, duke shtuar se të ardhurat e kompanisë se vëllait të ministrit Xhafaj u 10-fishuan në 4 vite.

“Gjatë qeverisjes së Ramës numri i pikave të basteve u përqendruar vetëm në tre kompani. Shqiptarët duhet ta dijë se një nga këto kompani zotërohet nga Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm. Në Shqipëri janë hapur 2176 pika të reja bastesh. Kompania e Agron Xhafajt rriti fitimin në kohën e Ramës. Të ardhurat e kompanisë u 10-fishuan në 4 vite.

Kjo e bën Ramës që të refuzojë vettingun e politikanëve. Ai nuk e do edhe për vete vettingun që po i bëhet sot sistemit të drejtësisë. Kryeministri i shqiptarëve është peng i krimit të organizuar”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Edhe një ditë më parë, deputetët e PD, Alibeaj dhe Tabaku akuzuan qeverinë Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, se u kanë dhënë mbështetje politike kompanive të basteve.

TPZ.AL