TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve në Gjykatën e Posaçme. Pas rreth 20 ditësh pa zhvillim të proceseve gjyqësore në GJKKO, avokatët kanë vendosur që bojkoti të shtrihet tashmë edhe te seancat për masat e sigurisë.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë, pas mbledhjes së avokatëve në Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Deri më tani, masat e sigurisë ishin përjashtuar nga bojkoti, ndërsa me vendimin e ri avokatët përshkallëzojnë qëndrimin e tyre duke përfshirë edhe këto seanca.
Prej rreth 20 ditësh, proceset gjyqësore në GJKKO nuk po zhvillohen për shkak të bojkotit të avokatëve. Me përfshirjen e masave të sigurisë, protesta hyn në një fazë të re, duke prekur edhe seancat që lidhen me vendosjen apo shqyrtimin e masave ndaj personave nën hetim.