TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në malin e Shashicës, ku flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe bimësi, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të përhapjes së flakëve.
Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, nga barinjtë e zonës. Megjithatë, shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende për t’u përcaktuar nga autoritetet.
Në afërsi të vatrës së zjarrit nuk raportohet të ketë banesa, ndërsa vijon monitorimi i situatës dhe përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve.