AKTUALITET, 23 September 2026, 14:09

Kompensimi për fëmijët/ Rimbursohen mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

Mbi 2 mijë prindër kanë përfituar tashmë në llogaritë e tyre kompensimin për fëmijët, në kuadër të procesit të rimbursimit të Tatimit të Mbipaguar në DIVA për vitin 2025.

Administrata Tatimore ka njoftuar se procesi i rimbursimit po vijon edhe për individët që kanë hasur problematika gjatë deklarimit të llogarive bankare. Pas korrigjimit dhe saktësimit të të dhënave bankare, 2 mijë e 192 individë po rimbursohen, për një vlerë totale prej 32.7 milionë lekësh.

Administrata Tatimore u bën thirrje edhe individëve të tjerë që ende nuk e kanë përfituar rimbursimin, për shkak të pasaktësive në të dhënat e llogarisë bankare, që të kryejnë korrigjimet e nevojshme. Saktësimi i të dhënave mund të bëhet përmes platformës e-Filing, duke i dhënë mundësi qytetarëve të përfitojnë shumën përkatëse.

Procesi vijon, ndërsa qytetarët që kanë pasaktësi në të dhënat bankare këshillohen t’i korrigjojnë ato në mënyrë që rimbursimi të kalojë në llogarinë e tyre.