AKTUALITET, 23 September 2026, 13:32

Ndryshime në radhët e bluve, Dritan Lena merr drejtimin e Policisë së Beratit! Transferime dhe emërime në Tropojë, Sarandë e Dibër

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Berat.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.