TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në New York me zëvendës-ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, Daniel Lawton. Takimi u fokusua në mundësitë për të forcuar më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, si dhe në rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta.
Sipas ministrit të Jashtëm, partneriteti mes dy vendeve mbetet shtyllë e rëndësishme edhe e angazhimit të përbashkët si aleatë në NATO. "Një partneritet i fortë Shqipëri-SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme e angazhimit tonë, përfshirë edhe si aleatë të NATO-s, për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë", shkroi Hoxha në X.
Postimi i plotë:
Nju Jork – Gjithmonë kënaqësi të takohem me miq dhe kolegë amerikanë.
Një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjeve Artemis, zhvillova një diskutim produktiv me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, Daniel Lawton.
Diskutuam mbi mundësitë për të forcuar më tej partneritetin tonë strategjik, situatën dhe dinamikat aktuale në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta.
Një partneritet i fortë Shqipëri-SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme e angazhimit tonë, përfshirë edhe si aleatë të NATO-s, për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.