AKTUALITET, 23 September 2026, 13:42

Aksidenti i rëndë/ Makina del nga rruga në aksin Bulqizë–Krastë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Bulqizë–Krastë, rreth orës 11:45.

Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet A. B., dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka humbur jetën. 

Po ashtu bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Ndërsa në vijim pritet që të ketë një reagim zyrtar në lidhje me këtë rast.