TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim.
Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë. Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, por më shumë se këto.
Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria dyshon për të kundërtën. Materialet për Hysenin janë siguruar nga telefoni i biznesmenit.
Mësohet gjithashtu se Prokuroria e Posaçme kishte 10 ditë që e kishte dorëzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në Gjykatën e Posaçme, është mbajtur nga gjyqtarja që më pas ka vendosur. Gjykata ka qenë e kujdesshme në verifikimin e fakteve dhe më pas e ka miratuar këtë kërkesë./Shqiptarja.com