TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, është zyrtarizuar edhe pasardhësi i saj.
Kompetencat i janë deleguar përkohësisht Elvis Lilës.
Sipas urdhrit, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH.
Vendimi është marrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për administratën dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.
Dje, disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve.
Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës ku është vetëdorëzuar tek autoritetet e Kosovës dhe më pas në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzekutimin e arrestit shtëpiak.
Kryeministri Edi Rama i ka deleguar përkohësisht kompetencat administrative të drejtorit të SHISH-it, Elvis Lilës, aktualisht drejtor i Departamentit Operativ.
Vendimi
Z.Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative tëdrejtorit tëShërbimit Informativ të Shtetit.
2. Delegimi i kompetencave fillon me hyrjen në fuqitë këtij urdhri dhe mbaronme emërimin e drejtorittë ShërbimitInformativ tëShtetit.
3. Ngarkohet z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, në Shërbimin Informativ tëShtetit, për zbatimin e këtij urdhri.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherëdhe botohet në Fletoren Zyrtare.