TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar më tej. Sipas raportimeve nga terreni, policia ka nisur të qëllojë me plumba gome ndaj protestuesve që ndodhen në kryeqytet.
Më herët, protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, përfshirë edhe kokteje molotovë, në drejtim të efektivëve të policisë.
Gjatë incidenteve u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Situata në kryeqytet vijon të mbetet kaotike dhe e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vazhdojnë.