AKTUALITET, 19 October 2026, 18:18

Tensione në protestë/ Hidhen kapsolla dhe molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës (VIDEO)

Tensione në protestë/ Hidhen kapsolla dhe molotov, policia

Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi kapsollat e para janë hedhur në bulevard, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin drejt sheshit “Skënderbej”.

Lëvizja e protestuesve përgjatë bulevardit vijon në kuadër të tubimit të zhvilluar në kryeqytet.

Gjatë protestës është hedhur edhe një koktej molotov, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Pavarësisht tensioneve, marshimi i protestuesve drejt sheshit “Skënderbej” vijon.