AKTUALITET, 19 October 2026, 16:11

Tentoi të vidhte një bankomat në Tiranë gjatë protestave, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari

Tentoi të vidhte një bankomat në Tiranë gjatë

Një 15-vjeçar është identifikuar dhe ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më 15 tetor 2026.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/4 ditë më parë, tentoi të vidhte në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”, identifikohet dhe ndalohet 15-vjeçari.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar.

I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen.

Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.