AKTUALITET, 19 October 2026, 17:37

Protesta në Tiranë/ Qytetarët rikthehen në bulevard dhe vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Protesta në Tiranë/ Qytetarët rikthehen në bulevard dhe

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë radhazi, ndërsa studentët dhe qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë, duke këmbëngulur në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Prania e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shtuar gradualisht, teksa qytetarët janë rikthyer në shesh pas përplasjeve të regjistruara gjatë paradites.

Pavarësisht tensioneve, protestuesit kanë vendosur të vijojnë qëndrimin e tyre para godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vazhduar revoltën, ndërsa tubimi para Kryeministrisë vijon edhe në ditën e shtatë të protestave.