AKTUALITET, 19 October 2026, 16:27

Korreshi shpërthen ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit: Këta janë si bandat e ’97-ës, të maskuar dhe pa logo

Korreshi shpërthen ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit:

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka folur nga protesta e sotme pranë Parkut Rinia, ku ka shprehur indinjatën e tij ndaj qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen studentët.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi kritikoi ashpër qeverinë, duke deklaruar se me paratë që, sipas tij, janë vjedhur, studentët mund të kishin përfituar strehim falas në konvikte për 50 vite. Si shembull, ai përmendi 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë, për të cilat pretendoi se do të mjaftonin për të mbuluar shpenzimet e konvikteve për një periudhë të gjatë.

Deputeti demokrat pati kritika edhe për sjelljen e forcave të policisë gjatë protestave, duke i krahasuar ato me bandat e vitit 1997. Ai kundërshtoi gjithashtu faktin që, sipas tij, efektivët janë të maskuar dhe pa logo identifikuese.

Korreshi: “Me 20 vila bjerini keni viston time. Do vrasin njerëz?! Ja aty do rrinë njerëzit, ça do u thojë policia pse rrini në bar?! Është turp! Të rrijë para atje ka qejf, e do të shajë nga mëngjesi në darkë qeverinë. Sepse vetëm me lekët e vjedhur do kishin ndenjur studentët në konvikt pa lek. E do paguajë 700- 800 mijë lek Me 50 mln euro të tunelit të Llogarasë, 50 vjet pa lekë. Shi si ecën si plehra?! Këta janë si banda armatosur si 97. Kush i trajton njerëzit si këta? Po ngriti kokën shkop kokës. Nuk bën vaki. Gjithë të maskuar, gjithë pa logo”