TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar, ndërsa protesta në Tiranë vijon të shoqërohet me përplasje dhe zhvillime të reja në terren.
Protestuesit janë ndarë në dy grupe, të pozicionuara në të dyja anët e rrugës pranë Ministrisë së Brendshme, ku po sulmojnë efektivët e policisë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë me autobotë.
Gjatë protestës, protestuesit po përdorin gjithashtu lazerë, me qëllim shpërqendrimin e efektivëve të policisë. Përdorimi i tyre ishte paralajmëruar edhe më herët në rrjetet sociale, ku ishin përmendur si një mjet për të hutuar punonjësit e policisë.
Prania e shtuar e forcave të rendit dhe e autobotëve ka rritur tensionet në zonën pranë institucionit, ndërsa policia vijon përpjekjet për shpërndarjen e protestuesve.