LIFESTYLE, 8 Tetor 2017, 20:33

Përse kruajmë kokën teksa mendohemi? Mësojeni...

Përse kruajmë kokën teksa mendohemi? Mësojeni...

Jeni në mendime… A e keni vënë re, se kur mendoheni për diçka edhe kruani kokën?

Sigurisht, kjo dukuri është e njohur nga të gjithë, që në fëmijëri dhe studiuesit e lidhin me të menduarit dhe studimin e veprimit të ardhshëm.

Shumë shpesh edhe vetë bëjmë ashtu, kur mendojmë për ato që duam të bëjmë apo të themi.

Kryesisht fjala është për situatat ku është e nevojshme të mendohet mirë para se të vendosim për diçka, ndërkaq të kruarit e kokës është pikërisht reagim automatik i trupit.

Truri, situatat e tilla i interpreton si stresuese, ndërkaq çdo formë e prekjes së pavetëdijshme paraqet përpjekje që vetveten ta qetësojmë dhe ta ngushëllojmë, - shpjegojnë psikologët.

Gjestet automatike, siç janë kruarja e kokës, apo masazhi i qafës paraqesin shprehje të jashtme të gjendjes së brendshme të njeriut.

Psikologët konsiderojnë që shumica e këtyre gjesteve të pavetëdijshme, që përfshijnë paraqesin dëshirën e njeriut për mbështetje në momentet e pasigurisë apo të stresit – dhe kjo na duket si mënyra e duhur për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Të kruarit e kokës janë një sërë lëvizjesh të pavetëdijshme, me të cilat njeriu përpiqet që të vetëqetësohet dhe të zvogëlojë stresin, ndërkaq, ai është i orientuar në drejtim të kokës, sepse pikërisht ajo është burim i atij stresi.

 

Përgatiti: TPZ.al