LIFESTYLE, 8 Tetor 2017, 16:47

Edhe Jolie në tentativat për të kapur bosin e drogës

Edhe Jolie në tentativat për të kapur bosin e drogës

Ish-kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimit, i njohur për pasionin e tij për njerëzit e famshmëm, kishte tentuat t’i përfshinte këta të fundit në veprimtaritë për arrestimin e lordit famëkeq botëror të drogës në Afrikë. Madje, në këtë aksion ai kishte pretenduar të përfshinte edhe aktoren Angelina Jolie.

"Sunday Times of London" raporton se ish-kryeprokurori Luis Moreno Ocampo, po ashtu kishte tentuar t’i rekrutonte yjet e filmave George Clooney dhe Sean Penn në fushatat e tij ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga gjykata për portalin francez ‘Mediapart’, si dhe u publikua në gazetën britanike.

Moreno ia referoi këtë aktores së famshme rreth pesë vjet më pare, duke kishte tentuar të përfshinte edhe burrin e saj, Brad Pitt, në komplotin për ta arrestuar lordin e drogës nga Uganda, Joseph Koney, në Republikën e Afrikës Qendrore, aty ku edhe e kishte bazën.

“Harroji personazjet e tjera, ajo është e duhura”, kishte shkruar Moreno Ocampo, në një e-mail. “Ajo e adhuron arrestimin e Kony-it, është e gatshme. Mbase do të vijë dhe Brad”.

Moreno kishte dashur t;i dërgonte Jolie-në dhe Pitt-in, me forcat speciale amerikane pranë bastionit të Konyit, sipas kësaj gazete.

Në një e-mail, aktorja i përgjigjej Morenos: “Brad e përkrah idenë. Të diskutojmë rreth logjistikës. Me dashuri”.

Moreno pohonte se, Jolie kishte pranuar se do të mund ta joshte Kony-n, duke darkuar me të, si kurth për ta arrestuar.

Moreno ishte i ccmendur pas Angeline Jolie. Prokurori, i cili fitoi vetëm një rast gjatë nëntë viteve në gjykatë, përfundimisht, u tregua edhe më i pasuksesshëm me Jolie.

Në një moment, ai i kishte dërguar Angelinas një mesazh, ku kishte thënë: “E dashura Angie, shpresoj të jesh mirë. Më mungon”. Ky mesazh nga e tij, nuk mori përgjigje.

Kur ai e kishte kuptuar se Jolie ishte sëmurë, i kishte dërguar një mesazh asistentit të saj, duke e pranuar: “E kam kuptuar, se e dua shumë.”.

Ndihmësi i Jolie-së, ishte përgjigjur duke i thënë se aktorja nuk ka më atë adresë e-maili.

TPZ.al