AKTUALITET, 23 Mars 2018, 10:29

Përplasje në distancë/ Spahiu i përvishet Ballës: Nuk kam mandat si Pablo Escobar!

Një ditë më parë, deputeti socialist Taulant Balla, nëpërmjet një statusi në facabook ironizoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke thënë që është një parti që ka mandatin si rruga Tiranë-Elbasan, me shëmbje dhe shkëputje. Balla i referohet largimeve të disa këshilltarëve të LSI drejt Partisë Socialiste.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu i cili i është përgjigjur Ballës duke thënë se ka mandat si "Rruga e Arbërit" apo "Statusi i Minatorit" por kurrë një mandat si "Escobar". Spahiu iu referuar bosit famëkeq të drogës për të krahasuar futjen e narkotrafikantëve në parlament nga qeveria socialiste, për të cilën u bë edhe një ligj i posaçëm për dekriminalizimin./TPZ.AL/