LIFESTYLE, 9 Tetor 2017, 09:58

Periudhë gripi, çfarë duhet të dini?

Ndërkohë që temperaturat kanë rënë, mund të themi që ka nisur dhe periudha e gripit. Përveç mungesave që i sëmuri duhet të bëj në punë, ka nevojë për dikë në shtëpi, që të kujdeset për të. Por cila gjini mund të kujdeset më shumë për tjetrin, sa janë gjasat të ekzagjerojnë simptomat dhe sa përqind i drejtohen mjekut?

Sipas një sondazhi në Britani, të pyetur rreth 2.000 të rritur, u zbulua se një në 12 meshkuj janë vizituar te mjeku me pretendimin e një gripi apo virozë dhe po nga ky sondazh, thuhet se ata shkojnë më shpesh ke mjeku se sa gratë. Nga ky studim, u zbulua se 55 % e femrave,  i ekzagjeronin simptomat,  por nga ana tjetër janë ato që kujdesen më shumë për të dashurit e tyre, dhe mundohen të bëjnë të ndihet mirë partneri i tyre, e ndërsa 63 %  e meshkujve mundohen të kalojnë gripin pa bërë zë, pavarësisht se simptomat mund të jenë të rënda dhe mund të zgjasin me javë. Por gjatë kësaj periudhe, sipas grave, burrat e tyre refuzojnë të bëjnë ndonjë gjë për shkak të sëmundjes.

Pavarësisht gripit, që ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës së atyre që janë anketuar, pothuajse gjysma e tyre kurrë nuk kanë pasur një vaksinim të gripit, me arsyetimin se vaksinimi është kryesisht për të moshuarit. tpz.al