SPORT, 28 Qershor 2018, 23:38

Për të mos u humbur, momenti qesharak në kohën e festimit të golit të Januzajt

Për të mos u humbur, momenti qesharak në kohën e festimit

Belgjika fitoi me rezultatin minimal 1-0 me Anglinë por një rast komik ndodhi në momentin e festimit të golit të Januzajt.

Ishte një moment që ka kënaqur tifozët e të dyja skuadrës, dhe ishte momenti i golit. Pas goditjes fantastike të Januzajt që përfundoi në rrjetë, Michy Batshuayi shkon për të festuar duke marrë topin për ta goditur edhe njëherë drejt tifozëve. Por aksidentalisht topi përplaset me shtyllën duke e goditur në kokë.