TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi ka nisur përgatitjet e saj për finalen e Botërorit 2018, e cila zhvillohet në Rusi. Deri më tani në këtë Botëror kemi parë simbolet shqiptare që i kanë zbritur në fushën e blertë, futbollistët nga Kosova që luajnë me kombëtaren e Zvicrës.
Por a do të sjellë edhe Era Istrefi elemente shqiptare në performancën e saj me këngën “Live It Up”?
Kuriozitetin nga e shuan vetë këngëtarja. Në një interviste për emisionin “Fair Play” në “News24”, nga ambientet e Presidencës ku ndoqi edhe ndoqi ndeshjen Zvicër-Kosta Rika, ajo ka treguar se një gjë e tillë nuk do të mungojë. “Unë kam me e gjet një mënyrë ose një tjetër për ta shprehur krenarinë time”, u shpreh Era, e cila është tifoze me Zvicrën.
Istrefi tha se fakti që u zgodh për të kënduar këngën e Botërorit 2018 ishte ndodhia e dytë tepër e rëndësishme në karrierën time. Përgatitjet po zhvillohen intensivisht në Londër. Mezi po pres. Edhe ju besoj mezi po prisni ta shihni.